Ka rreth një vit e gjysëm që tregu i bagëtive është vendosur në fshatin Grude e Re.Më parë ai ndodhej pranë Urës së Bardhajve mes rrëmujes dhe papastërtive.

Tashmë në zonën ku ndodhet aktualisht janë përmirësuar kushtet higjeno-sanitare duke nisur nga uji i pijshëm, vaskat me ujë për bagëtitë, banjot dhe shërbimi veteriner. Po ashtu është bërë rrethimi me mur të lartë në këtë treg në mënyrë që bagëtitë mos të kenë mundësi të dalin në rrugë. Administratori i këtij tregu Gjovalin Stolaj por edhe tregëtarët janë të kënaqur me kushtet ndërsa kërkojnë më tepër vëmendjen e bashkisë Edhe pse shpeshherë i është kërkuar njësisë Rrethina të japë lejen që ky treg të funksionojë cdo ditë të javës, në fakt është lejuar që ky treg të qëndrojë i hapur vetëm të dielave.

Artikulli paraprak“KONCERT N’OBORR”, VLERËSIM PËR OBORRET KARAKTERISTIKE SHKODRANE
Artikulli tjetërKOPLIK, PAS SHUMË VITESH PASTROHET LULISHTA NË QENDËR TË QYTETIT