Shoqata “EKO Mendje” vazhdon nismat e saj ambjentalisto-sociale në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve të Shkodrës.

I radhës ishte koncerti i organizuar mbrëmjen e së shtunës i titulluar “Koncert n’oborr” pranë hostelit “Mi casa es tu Casa” në kuadër edhe të hënës së plotë, një periudhë ku shkodranët kanë besuar gjithmonë se sjell fat. Të pranishmit shijuan qetësinë e ajrit të fresket dhe buzëmbrëmjes në Shkodër, ku përformuan artistët Desantila Qerimaj, Gen Balca, Ylber Tahiri dhe Lllazart Cacani. Sipas organizatorit dhe drejtuesit të Eko Mendje qellimi i këtij aktiviteti është gjallërimi dhe vlerësimi i oborroeve karakteristike shkodrane dhe rikthimi i njjë muzikë të mirë dhe me vlera. Aktivitete të tilla janë bërë të zakonshme për këtë shoqatë, ku vetem dy ditë më parë organizoi koncertin për gjyshat si në vitet ‘70 në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, me qellim respektimin, dhurmimin e dashurisë dhë përkujdesjes për moshën e tretë.

Artikulli paraprakM.MADHE, NGA 7 MIJË PENSIONISTË PËRFITOJNË VETËM 200 RRITJE
Artikulli tjetërSHKODER:PËRMIRËSOHEN KUSHTET HIGJENO-SANITARE NË TREGUN E BAGËTIVE