DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUSHTE TË PAQËNDRUESHME DHE RESHJE SHIU NË GJITHË TERRITORIN, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË SHTUNË
Artikulli tjetër4 INTINERARE TURISTIKE DIGJITALE NË LEZHË