Prefekti i Qarkut Shkodër Valdrin Pjetri ka zhvilluar inspektime në disa prej drejtorive rajonale në Shkodër për të parë zbatimin e planit të punës. Fillimisht prefekti Pjetri ishte tek drejtoria e shërbimit social.

Më pas inspektimi i radhës i prefektit të qarkut Shkodër Valdrin Pjetri ishte tek drejtoria e formimit profesional duke konstatuar kërkesat në rritje të atyre që duan të përfundojnë një kurs profesional.

Në ditët në vijim prefekti Pjetri do të ketë inspektime edhe në drejtoritë e tjera rajonale për të konstatuar situatën si dhe për të dhënë direktivat e tij për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve në këto institucione.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE DHE NJOHJA ME KRIJIMET POETIKE
Artikulli tjetër“VERTIGO WINE” MBRËMJE DEGUSTIMI NË HOTEL “COLOSSEO”