Ambjentet e ndryshme apo hapësirat e gjelbërta janë kthyer në banjo publike nga qytetarët duke qënë se prej 25 vitesh ato mungojë.

Dikur numëroheshin 5 të tilla në këtë qytet ndërsa sot nuk ka asnjë.Lulishtja e Shatervanit shpesheherë kthehet në ambjent ku njerëzit kryejnë nevojat e tyre personale. Por a është një panoramë e këndshme kjo gjë e cila identifikon edhe kulturën qytetare? Ky shërbim kaq i rëndësishëm për komunitetin mungon jo vetëm në qytet por në të gjithë Qarkun e Shkodrës. Duke qënë se Shkodra po kthehet në një destinacion turistik përherë e më të frekuentuar e tërheqës,  mungesa e banjove publike është jo vetëm një imazh i keq për një vend turistik , por gjithashtu edhe një mungesë e theksuar shërbimi për turistët qofshin këto vendas apo edhe të huaj. Tashmë qytetarëve përvec ambjenteve publike i mbetet mundësi e vetme shfrytëzimi i lokaleve apo bareve të qytetit.

Artikulli paraprakFERMERI NDAL MINISTRIN PANARITI: KANALET S’KANË UJË NË 25 VITE
Artikulli tjetërPRODHIMET BUJQËSORE, NË MALËSINË E MADHE KA NISUR PUNA