Në teatrin “Migjeni” është shfaqur premiera “Aooa Kush asht N’derë” e aktorit të humorit Sandër Ruçi bashkë me disa aktorë të rinj, Nexho Shabanin dhe disa prej këngëtarëve të qytetit të Shkodrës.

Në këtë premierë Sandër Ruçi erdhi me disa role të ndryshme duke dhënë edhe mesazhe për publikun për disa fenomene negative në shoqërinë tonë.

Pas kësaj premierë të radhës aktori Sandër Ruçi u shpreh i kënaqur ndërsa tha se brezi i ri i aktorëve duhen mbështetur dhe duhet që t’ia hapin dyert.

Shfaqja e Sandër Ruçit në teatrin “Migjeni” zgjati për rreth dy orë shoqëruar përmes humorit por edhe muzikës së artistëve shkodran.

Artikulli paraprakSHKODËR, TROTUARET MBULOHEN PREJ SHKURREVE
Artikulli tjetërLIGA E KAMPIONEVE, VLLAZNIA FEMRA HUMBET 0-1 NDAJ FORTUNA