Trotuaret në qytetin e Shkodrës dalëngadalë po rrezikojnë që ta humbasin funksionin. Të ecësh nëpër trotuaret e qytetit të Shkodrës duket se është një mision thuajse pamundur.

Situata në rrugën “Dedë Gjo Luli ” në lagjen “Mark Lula” dhe në “Qaf-Hardhi” ka dalë jashtë kontrollit pasi trotuaret e zëna me shkurre pengojnë kalimin e këmbësorëve, të cilët detyrohen shpesheherë të zbresin nga trutuari dhe të ecin në rrugë.

Si shkak i pamundësisë për të kaluar në trotuare ka patur edhe aksidente.Ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë qoftë një aksion të vetëm për pastrimin e trotuareve, ndonëse qytetarët në këtë zonë e paguajnë taksën e pastrimit dhe gjelbërimit.

Kjo është një rrugë që ka frekuentim të lartë për vetë faktin se aty ndodhet shkolla austriake “Peter Mahringer. Trotuaret e asaj lagjeje janë të zëna dhe shumë pjesë me shkurre që pengojnë kalimin e këmbësoreve. Disa herë qytetarët, të moshuar por edhe fëmijët detyrohen që të ecin në mes të rrugës si shkak i mospastrimit në trotuare.

Banorët po ndjehen të shqetësuar për shkak së fëmijët e tyre në pamundësi të levizin nëpër trotuare po rrezikohen nga automjetet pasi ata po detyrohen të ecin nëpër pjesën e dedikuar për vetura.Ky është një shqetësim jo më pak serioz se problemet e tjera sociale, sepse kjo është zona që banorët lëvizin cdo ditë, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm kur qarkullojnë nëpër këtë aty.

Makinat që shpeshherë lëvizin me shpejtësi të lartë mund të bëhën shkaktare për aksidente sepse në një moment kalimtari tenton që të zbresë nga trotuare ku has pengesë.

Artikulli paraprakVELIPOJA FLUKS PUSHUESISH NË SHTATOR
Artikulli tjetërSHKODËR, PREMIERA E AKTORIT SANDËR RUÇI