Valdrin Pjetri është prezantuar zyrtarisht si prefekti i ri i qarkut Shkodër duke zëvendësuar Çesk Milljen që ishte më parë. Prezantimi i prefektit të ri u bë nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Ish-prefekti Millja falenderoi për mbështetjen nga ana e qytetarëve gjatë kohës kur shërbeu ndërsa prefekti i ri Valdrin Pjetri shprehu angazhimin e plotë për të përmirësuar qasjen ndaj qytetarëve.

Valdrin Pjetri vjen si prefekt i qarkut Shkodër pas një detyre tjetër të rëndësishme që kishte si drejtor i përgjithshëm i hipotekës por pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNIN tashmë do drejtojë prefekturën në Shkodër.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALOHET PESHKIMI NË LIQEN NGA DATA 1 PRILL
Artikulli tjetërAKU SHKODËR: BLINI NË SUBJEKTE TË LIÇENSUARA