Në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është promovuar libri Sheuqet Muka “Shkodrani” nga shkrimtari Adnan Muka. I biri I Sheuqet Mukes, Ai ka përmbledhur në 400 faqe veprimtarinë intelektuale dhe atdhetare të Sheuqetit ndërsa tregon edhe për 103 letrat e shkruara nga I ati në kohën që vuante dënimin me burg gjatë kohës së komunizmit.

Drejtori I bibiliotekës, Maxhid Cungu vlerëson kontributin e atdhetarit Sheuqet Muka.
Profesor Vehbi Hoti tregon se Sheuqet Muka ishte ndër mësuesit që dha shumë për arsimin në Shqipëri.

Sipas Gjovalin Çunit, 103 letrat e shkruara nga Muka gjatë koëhs kur vuante dënimin me burg janë një thesar me vete.

Në 400 faqe janë përmbledhur një sërë kujtimesh nga shkrimtari Adnan Muka, njëkohësisht edhe I biri I Sheuqet Mukës I cili ka përjetësuar jetën e të atit në librin Sheuqet Muka “Shkodrani”.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS RIKONSTRUKSIONI NË RRUGËN MURIQAN- GORICË
Artikulli tjetërHELMIMI, PRINDËRIT DHE NXËNËSIT: TË MERREN MASA