Arlind Halilaj është një prej 60 nxënësve të shkollës së Postribës që është helmuar. Ai tregon se temperatura e lartë dhe ethet i kanë ardhur pak kohë pasi ka konsumuar ushqimet tek dyqani afër shkollës

Prindërit vazhdojnë që të jenë të shqetësuar ndërsa thonë se s’ka aspak siguri tek ushqimet që blejnë kudo dhe çdo herë ndjehen të frikësuar

Një tjetër prind që ka blerë rastësisht një sanduiç tek dyqani afër shkollës tregon se si është helmuar vajza e tij 13 vjeçe

Shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë ishte e mbyllur sepse është ditë pushimi por edhe dyqani në fjalë prej dy ditësh vijon të jetë i mbyllur ndërsa vijojnë hetimet për ta zbardhur këtë ngjarje me rreth 60 të helmuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET SHEUQET MUKA “SHKODRANI”
Artikulli tjetërHELMIMI, ISH DEPUTETI BOÇI: ËSHTË HELMIMI I ARSIMIT