Një ditë pas njoftimit të bërë public për mbajtjen me detyrim të maskave duke filluar nga 15 tetori, qytetarët shkodranë kanë reagur në lidhje me këtë vendim që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Të pyetur nga Star Plus, disa prej tyre shprehen pro këtij vendimi duke u  shprehur se kjo masë duhej të ishte marrë më herët.

Por nga ana tjetër nuk kanë munguar as opinionet e qytetarëve që e cilësojën të gabuar këtë masë. Ata shprehen se ruajtja e distancës fizike dhe mbajtja e maskës në ambjent të mbyllura është e mjaftueshme për të frenuar përhapjen e virusit.

Nga ana tjetër, tarifimi i gjobës në faturën e energjisë elektrike nuk është pritur mirë nga qytetarët shkodranë, kryesisht të moshuarit.

Duke filluar nga e enjtja e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda. Ndërkohë që të mërkurën do të publikohet akti normativ ku do të përcaktohen më gjerësisht masat që do merren nga qeveria si dhe përjashtimet e vendeve se ku nuk do të përdoren maskat.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, DREJTORI LAME: DERI MË 7 NËNTOR DEKLARONI TOKAT
Artikulli tjetërGJYKATA E SHKODRËS LË NË BURG RROK PEPAJ