Teatri “Migjeni” për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër do të ketë shfaqjen e radhës për teatrin e kukullave. Kësaj radhe do të vijë premiera për të cilën kanë nisur provat “Tre kecat dhe ujku” me tekst dhe regji të Shegushe Bebetit që mban titullin “Mjeshtër i Madh”.

Sipas Mjeshtres së Madhe Bebeti, teatri “Migjeni” pasi e riktheu pas shumë vitesh teatrin e kukullave duhet që ta vijojë për të edukuar fëmijët.

Premiera e teatrit të kukullave në Shkodër “Tre Kecat dhe Ujku” pritet që të jetë para 15 shkurtit. Në këtë shfaqje do interpretojnë aktorët Merita Smaja, Drande Xhaj, Valentina Plishta, Grant Halili dhe Astrit Fani.

Muzika vjen nga Sokol Marsi ndërsa dekori dhe kukullat nga Merita Spahija.

Artikulli paraprakSHKODËR, DETAJE TË REJA PËR DY KËRCËNUESIT E ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, PD FTON QYTETARËT NË PROTESTË ME 9 SHKURT