Disa deteje të reja janë mësuar për dy shtetasit e arrestuar në flagrancë nga policia vendore e Shkodrës pasi kërcënonin prej kohësh një grua duke i marrë asaj herë pas here shuma parash. Policia arrestoi Elvis Isufin dhe Greta Gjonaj lidhur me këtë ngjarje.

Nga sa mësohet dy shtetasit e arrestuar ishin prej disa muajsh nën hetim. Ata janë përgjuar gjatë gjithë kësaj kohe në mënyrë që policia të finalizonte këtë operacion duke patur edhe provat konkrete për të prangosur Elvis Isufin dhe Greta Gjonaj.

Ata edhe më përpara një shtetasje identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur i kanë marrë para përmes kërcënimeve. Shumat kanë variuar nga 200 mijë lekë të vjetër deri në rreth 400-500 mijë lekë të vjetër. Duke parë këtë situatë shtetasja e cila detyrohej të jepte para pas kërcënimeve ka vendosur që të bëjë kallëzim penal në policinë vendore të Shkodrës.

Në këtë mënyrë forcat e policisë kanë bërë një punë hetimore dy tre mujore duke arritur në arrestimin në flagrancë të Elvis Isufit dhe Greta Gjonaj. Sipas burimeve në momentin e arrestimit dy personat e prangosur ndodhedhin në lagjen “Ndoc Mazi” në qytetin e Shkodrës.

Ata kanë qenë në rrugë në këmbë. Në atë moment dy shtetasit kanë qenë duke i marrë paratë gruas pas kërcënimit të radhës që i kanë bërë. Kur po jepeshin paratë në dorë policia ka ndërhyrë dhe ka arrëstuar në flagrancë Elvis Isufin dhe Greta Gjonaj.

Këta dy të fundit kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë vendore të Shkodrës duke thënë se nuk e kanë kërcënuar shtetasen tjetër për t’i marrë paratë duke mos pranuar kështu asgjë në këtë ngjarje. Përveç dy të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar

“Para të paligjshme” efektivët kanë sekuestruar edhe një shumë parash prej rreth 260 mijë lekë të vjetër në vendin e ngjarjes. Elvis Isufi dhe Greta Gjonaj akuzohen për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “LODËRTUNE”
Artikulli tjetërSHKODËR, SË SHPEJTI PREMIERË ME TEATRIN E KUKULLAVE