Me një fond 26 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, ka nisur dhe po vijon rikonstruksioni i gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin e Shkodrës. Ndërhyrja ka qenë e domosdoshme, pasi shkalla e amortizimit të ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të ndërtesës ka qenë mjaft e lartë. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi inspektoi punimet që po kryhen në këtë shkollë.

Në një hark kohor prej 3 javësh pritet që pjesa më e madhe e punimeve në shkollën “Jordan Misja” të përfundojnë duke e kthyer në një standard tjetër për nxënësit dhe mësuesit.

Me rifillimin e procesit mësimor, mësues, nxënës e prindër të gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin e Shkodrës, do të kenë në dispozicion një mjedis të rikonstruktuar. Rikonstruksioni i kësaj shkolle, vjen pas rikonstruksionit të dy gjimnazeve të tjera të Shkodrës, “28 Nëntori” dher “Oso Kuka”.

Artikulli paraprakFIRMOSET MARRËVESHJA PËR RINDËRTIMIN PAS TËRMETIT/ ITALIA I JEP SHQIPËRISË 90 MLN EURO KREDI TË BUTË DHE 5 MLN EURO GRANTE
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË ASFALTIMIN E RRUGËS