Është zhvilluar edicioni i 17-të i Fjalës Artistike mes shkollave 9-vjeçare të Shkodrës i organizuar nga qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija”. Në ditën finale morën pjesë 28 konkurentë. Në fund u dhanë edhe çmimet për interpretuesit më të mirë.

Për ciklin e ulët nga klasa 1-5 çmimin e parë e mori Hea Lohja, të dytin Ajla Ymeri dhe çmimin e tretë Sofie Çelepia. Në ciklilin e lartë, klasa e 6-9, çmimin e e parë e mori Desara Gokaj, të dytin Sara Zaganjori dhe çmimin e tretë Klaudia Brahimaj ndërsa çmimi i humorit iu dha shkollës “Ndre Mjeda”. Fituesit tregojnë emocionet e tyre.

Prezantuesja e fjalës artistike, artistja Ketlin Pjalmi mes emocionesh dhe lotësh tha se ajo është hera e parë që rikthehet në qendrën kulturore të fëmijëve pa profesorin e saj të dashur Kujtim Alija që për vite me radhë drejtoi këtë qendër që mori emrin e tij.

Kryetari i jurisë në fjalën artistike 2021, shkrimtari dhe përkthyesi Zija Vukaj tha se Fjala Artistike është shumë e rëndësishme për nxënësit edhe pse në shkolla ka nisur të zbehet kjo si shkak i teksteve tejet të dobëta.

Përmes fjalës artistike nxënësit e shkollave të Shkodrës përveçse angazhohen artistikisht në shkollat e tyre, afrohen më shumë me artin e letërsinë por edhe shërben për të evidentuar talented e reja të interpretimit.

 

Artikulli paraprakTONIGHT – 23.11.2021
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK NË BULLGARI, FLET PRONARI I KOMPANISË SË AUTOBUSËVE: NUK I DI ENDE…