Trafikimi i qënieve njerzore është rritur ndjeshëm vitet e fundit në Shqipëri. Sipas statistikave në vitin 2020 vetëm në qarkun Shkodër kanë rënë pre e trafikimit 13 viktima. Pjesa më e madhe e tyre janë vajza të moshave 14-18 vjeçe të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion brenda apo dhe jashtë vendit shprehet Tonilda Çela punonjëse sociale në shoqatën “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër.

Punonjësja sociale thekson se trafikuesit përdorin metoda moderne duke kontaktuar me viktimat përmes rrjeteve sociale.

Në kuadër të muajit Anti-Trafikim në qytetin e Shkodrës janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në lidhje me luftën kundër trafikimit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Artikulli paraprakRAMA-KRYEBASHKIAKËVE: ASNJË BUXHET NUK E KALON FILTRIN PA PASTRIMIN, TA BËNI EDHE SIKUR TË DUHET I GJITHË BUXHETI
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMEVE, PENSIONISTËT PA NGROHJE: NXEHEMI NË DIELL