Si në shumë raste të tjera, edhe për këtë rrugë nuk kanë munguar premtimet, sidomos përgjatë fushatave elektorale. Banorët shpesh herë kanë menduar të investojnë vetë, por kostoja e lartë për ta ka bërë që ky segment të qëndrojë në mëshirë të fatit Disa kohë më parë ata kanë marrë nismën për nivelimin e kësaj rrugë nga një shtresë gurësh.

Për shkak të kostos së lartë që kërkonte për tu realizuar, një gjë e tillë është lënë e papërfunduar ndërkohë që banorët kanë humbur çdo shpresë
Sic shikohet edhe përmes pamjeve lëvizja në këtë rrugë është shumë e vëshirë për shkak të gropave të mëdha që mbulohen me ujë në kohë me reshje

Nuk janë janë më shumë se 600 metër rrugë, e cila mund të kishte reduktuar numrin e madh të automjeteve që dalin nga qyteti i Shkodrës, sidomos gjatë sezonit të verës kur rrugët mbipopullohen nga emigrantët.Asfaltimi i saj mund të kishte rezultuar lehtësues, duke patur parasysh trafikun që krijohet në këto muajt e verës.

Kjo zonë është përdorur më tepër për hedhjen e mbetjeve. Është një prej rrugëve që lidh dy lagjet më të vjetra të Shkodrës.Gjendja e kësaj rruge që lidh dy lagjet Ajasëm dhe Tepe ndodhet në gjendje të mjerueshme, mes gropave me ujë dhe baltës.

Artikulli paraprakSHKODËR, I SËMURI QË KËRKON VETËM NJË SHTRAT
Artikulli tjetërSHKODËR, QËLLOI NË SHTËPI, ARRESTOHET 25 VJEÇARI