Shumë rrugë në qytetin e Shkodrës vazhdojnë të jenë të shkatërruara dhe të lëna në harrese sepse nuk është investuar prej vitesh. Një ndër to është edhe kjo rrugë në lagjen “Mahalla e Re” pas drejtorisë vendore të policisë.

Drejtuesit e mjeteve i tremben gropave që është e pamundur ti dallosh nga uji sidomos kur ka reshje shiu, ndërsa kalimtarët zgjedhin rrugën si të munden.Mungesa e kanalizimeve dhe mos ndërhyrja në këtë rrugë prej vitesh vështireson kalimin e banorëve të zonës.

Në këtë lagje janë rreth 200 familje që pershkojnë cdo ditë këtë rrugë dhe për ata nuk është marrë asnjë masë ngas bashkia e Shkodrës, pavarësisht se banorët janë ankuar disa herë dhe kanë bërë edhe protesta.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHOQATA E GJUETARËVE: SHPRESOJMË TË HAPET GJUETIA
Artikulli tjetër4 VJEDHJE BRENDA JANARIT, ARRESTOHEN DY LEZHJANËT