Fundjava i ka gjetur rrugët e qytetit të Shkodrës pa prezencë të forcave të policisë rrugore apo atyre të rendit.

Rrugët dhe sheshet kryesore të Shkodrës gjatë orëve të natës kur lëvizja e të rinjve kryesisht apo edhe turistëve të huaj deri në orët e vona në klubet me muzikë është e lartë, forcat e policisë nuk janë prezente për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

Shpesh herë përdorimi i alkoolit, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor apo edhe incidente të ndryshme nga më të voglat e deri tek më të mëdhatë me pushues vendas por edhe turistë të huaj që kanë nevojë për shërbimet apo mbështetjen e policisë janë një shqetësim. Pavarësisht kësaj situate dhe këtij fluksi në fundjavë por edhe ditët e tjera në këtë sezon veror, prej kohësh policia ka ulur ndjeshëm prezencën e saj në akset kryesore të qytetit.

Star Plus ka bërë një vëzhgim të thjeshtë që nga ora 23:00 dhe deri pas mesnate dhe duke nisur që nga qendra deri në hyrjen e Shkodrës mungojnë forcat e policisë duke lënë të lirshëm abuzuesit si dhe duke mos iu gjendur pranë turistëve në rast të një situate emergjente të momentit.

Është e pakuptimtë mungesa e forcave të policisë në këto ditë të nxehta vere kur fluksi edhe në orët e vona është shumë më i lartë se zakonisht duke mos ofruar qetësinë dhe sigurinë e duhur që kërkojnë qytetarët, pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Pa prezencën e policisë ekspozimi ndaj incidenteve dhe përballë abuzuesve është i madh.

 

Artikulli paraprakMBLEDHJA 2-DITORE NË TEPELENË, RAMA: U DISKUTUA PËR NJË RIORGANIZIM TË PROCESIT QEVERISËS
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 31 KORRIK 2023