Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit tek lulishta pas zonës së këmbimit valuator. Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr mes njëri-tjetrit duke bërë që një bashkëmoshatar i tyre, vetëm 16 vjeç të mbesë i plagosur. Shtetas Kledis Smajlaj është therur me thikë nga një person tjetër pas sherrit mes njëri-tjetrit. Menjëherë 16 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Pasi është future në sallë dhe i janë bërë ekzaminimet e duhura burime pranë spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se gjendja e 16 vjeçarit të plagosur është e qëndrueshme dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Sherri mes të rinjve ka nisur në një prej shkollave të mesme jopublike të qytetit pas një loje volejbolli. Rreth 8 persona të gjithë 16 vjeç kanë qenë duke luajtur sëbashku volejboll dhe aty në lojë e sipër janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas debatit në shkollë janë larguar për t’u takuar sërish në orët e mbrëmjes tek lulishta pas zonës së Dollarit siç njihet në Shkodër dhe e kanë vijuar aty sherrin.

Pasi kanë debatuar sërish, të rinjtë janë konfrontuar fizikisht dhe në sherr e sipër ka mbetur i plagosur me thikë 16 vjeçari Kledis Smajlaj por fatmirësisht duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur dhe informacionit policia vendore e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje duke nisur menjëherë hetimet për çfarë kishte ndodhur.

Policia në një kohë të shpejtë ka arritur që të indeifikojë autorët, një grup prej 7-8 personash që të gjithë 16 vjeç të cilët janë shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë Shkodër mes të cilëve edhe autori i dyshuar për plagosjen e Kledis Smajlit ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë e kësaj ngjarje të ndodhur. Këto sherre e konflikte mes të rinjve që përfundojnë edhe më të plagosur,

aq më tepër nxënës të shkollave të mesme po njohin një rritje dhe shkaqet që prodhojnë këto ngjarje aspak të këndshme janë disa të ndryshme sipas ekspertëve. Familjet, vetë shkollat, psikologët dhe e gjithë shoqëria në tërësi kërkohet që t’i kushtojë një kujdes më të madh të rinjve që të mos përfundojnë viktima të ngjarjeve kriminale që në një moshë të re.

Artikulli paraprakSHKOLLA PYJORE “KOLË MARGJINI”, VAZHDOJNË REGJISTRIMET
Artikulli tjetërMESI FLET PAS MBLEDHJES SË RAJONIT TË VERIUT: U DISKUTUA ORGANIZIMI I STRUKTURAVE TË PS, TË GJITHË MUND TË JENË PJESË E VENDIMMARRJES