Shoferët e autobusëve të linjës Shkodër- Malësi e Madhe, kanë ngritur si shqetësim gropat e krijuara në anësoret e rrugës tek stacioni i autobusëve në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës. Ata thonë se një situatë e tillë vijon prej më shumë se 1 viti, por pavarësisht shqetësimeve të ngritura nuk është marrë asnjë masë për riparimin e gropave në rrugë.
Shoferët tregojnë se si pasojë e gropave të mëdha të krijuara në rrugë, shpesh herë kanë dëmtuar automjetet e tyre.

Gropat e krijuara në rrugë janë kthyer në një shqetësim jo vetëm për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorët të cilët lëvizin në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSPAK KËRKON ARREST NË SHTËPI, BERISHA: DO TA LEXOJ KËRKESËN, PRANOJ ÇDO VENDIM TË PARLAMENTIT
Artikulli tjetërTË SHTËNA NË LEZHË, POLICI: MË ZUNË PRITË