Në Shkodër, një ndër qarqet me nivelin më të lartë të varfërisë vendimi nga qeveria e cila disa herë ka deklaruar për rritjen e pensioneve komentohet nga sindikatat si qesharak. Kreu i bashkimit të sindikatave në Shkodër Albert Tuka thotë se një pensionisti me 10 mijë lek të vjetra në fund të muajit ai nuk arrin që të gëzojë asgjë nga ai pension përballë rritjes së cmimit të mallrave të konsumit.

Sipas Tukës shumë shpejt sindikatat do të nisin takimet me përfaqësues të pensionistëve të Shkodrës për të diskutuar në lidhje me problematikat që ato kanë. Ndërkohë Tuka thekson se për një pensionistet, paga më e përshtatshme do të ishte 200 euro, për faktin se një pjesë e tyre me pensionin qesharak në fund të muajit nuk arrijnë të paguajnë energjinë, ujin edhe ilaçet

Nga ana e tij, kryetari i bashkimit te sindikatave Albert Tuka shtoi se qeveria nuk po dëgjon zërin e grupeve të interesit duke e cilësuar si një gjendje shurdhërie e verbërie të plotë nga ana e qeverisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, NXËNËSIT E “OSO KUKA” BISEDË ME JOZEF RADIN
Artikulli tjetërCHAMPIONS, BARCELONA VUAN NDAJ INTER, RREZIKOI LIVERPUL