Shkrimtari Xhahid Bushati ka qenë i ftuar i radhës në qendrën rinore Arka për të rrfëyer jetën e tij dhe veprimtarinë letrare që e ka shoqëruar që në moshë të hershme. Shkrimtari Bushati tha se është hera e parë që një takim me të zhvillohet në një formë të tillë.

Të gjitha tha shkrimtari Bushati pavarësisht vështirësive që kalojmë duhet që të shfaqim vlerat e një qyteti si Shkodra e njëkohësisht të mos e lëshojmë librin dhe të lexuarit.

Takimi me shkrimtarin Xhahid Bushati në qendrën rinore Arka erdhi në kuadër të ditës botërore të librit, ditë në të cilën në Shkodër u zhvilluan edhe një sërë aktivitetesh të tjera.

Artikulli paraprakSHKODËR-THETH HAPET RRUGA NGA BORA, FLUKS MJETESH
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA ELEMINOHET NË GJYSMËFINALE