Ky është Fran Gjonpalaj, një 72 vjeçar i cili në faturën e energjisë elektrike të muajit nëntor i ka shkuar për të paguar edhe një gjobë për mosmbajtjen e maskës të COVID-19. 72 vjeçari Gjonpalaj shprehet se ai nuk është gjobitur asnjëherë nga policia e shtetit me asnjë masë anti covid por OSHEE i ka dërguar në faturë gjobën prej 30 mijë lekë të vjetër.

Gjonpalaj iu drejtua policisë vendore Shkodër me një ankesë dhe mori një përgjigje zyrtare nga policia se ky shtetas nuk është gjobitur asnjëherë me masë administrative anti covid.

Pasi mori përgjigjen nga policia vendore e Shkodrës, Gjonpalaj iu drejtua OSHEE Shkodër me një ankesë tjetër bashkangjitur shkresën e policisë duke kërkuar që t’i hiqet gjoba covid pasi nuk është ai personi i gjobitur.

Nga burimet policore në janarin e këtij viti është gjobitur për mosmbajtje maske djali i një shtetasi tjetër. Babai i personit tjetër të gjobitur ka edhe ai emrin Fran Gjonaplaj dhe në këtë mënyrë masa për covidin i ka mbërritur gabimisht shtetasit i cili bëri ankesën në polici dhe OSHEE dhe tashmë pret një përgjigje pozitive për heqjen e gjobës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, AVOKATËT KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTONTE AUTOAMBULANCËN NË GJENDJE TË DEHUR, NË PRANGA 45-VJEÇARI