Mali i Zi së shpejti do të hapë një vendkalim të ri kufitar me Shqipërin.

Kalimi i përbashkët do të hapet në Bunë, njofton kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në faqen personale të Facebookut. Kam kënaqësinë e madhe të konfirmoj se i shumëprituri Plani Hapësinor për territorin e Komunës së Ulqinit u aprovua. Ky është kurorëzimi me sukses i pothuaj një dekade betejash politike, me anë të këtij plani ia dolëm të përmbushim disa prej kërkesave më të rëndësishme të popullit shqiptar në Mal të Zi. Ky plan mundëson mbrojtjen e ullishtës së Valdanosit si dhe të kripores së Ulqinit e cila do të shndërrohet në një park natyror duke mos lejuar asnjë ndërtim në të ardhmen. Po ashtu ky plan përmbush edhe kërkesën tonë për ta zgjeruar rrugën e Shtojit nga dy në katër korsi dhe për të ndërtuar një pike të re kufitare në Bunë. Kjo pikë e re kufitare me urën përkatëse do ta afrojë më shumë Ulqinin me Tiranën dhe Prishtinë dhe do ta integrojë ofertën turistike të bregdetit tonë me atë të Velipojës. Ky plan gjithashtu i hap rrugën investimeve serioze të huaja në Ulqin të cilat kanë për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT, RIKONSTRUKTOHET KOPLIK – DEDAJ
Artikulli tjetërPREMIERA E “NJË ZJARRFIKËS NË OBORRIN E TEATRIT”