DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A. R., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. I., 45 vjeç, banues në fshatin Nikç, Malësi e Madhe, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Bajzë-Koplik”, automjeti që drejtonte 45-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja K. K., 32 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 32-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA PRANOHET SI ANËTARE E RRJETIT EUROPIAN PËR ZHVILLIMIN E FUTBOLLIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRPLASI PËR VDEKJE 68-VJEÇARIN, SHOFERI LARGOHET NGA VENDNGJARJA