-Klubi Futbollit Vllaznia pranohet si anëtare e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit

Rrjeti Europian për Zhvillimin e Futbollit ka kënaqësinë të njoftoje pranimin si pjesë e rrjetit, si anëtari i parë nga Shqipëria, Klubin e Futbollit Vllaznia.

Si pjesë e këtij rrjeti, KF Vllaznia nëpërmjet zhvillimit të futbollit do të synojë të zhvillojë projekte interesante me aspekt social që kanë një interes të përhershëm në rrjetëzimin dhe krijimin e partneriteteve. Gjithashtu fokusi do të jetë në zhvillimin e nismave të reja në dobi të komuniteteve në përgjithësi dhe në veçanti për qytetarët e Qytetit te Shkodrës. #morethanfootball

Për më tepër vizitoni profilin tonë si pjesë e këtij rrjeti: https://www.efdn.org/blog/member/fc-vllaznia/

Artikulli paraprakNIS SAMITI I OSBE NË SHKUP, BLINKEN SHMANG PËRBALLJEN ME LAVROV, LARGOHET PAS DARKËS INFORMALE
Artikulli tjetërSHKODËR, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES, ARRESTOHET 57-VJEÇARI