
Përhapja me shpejtësi e variantit të ri të Covid 19 ka rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar. Arben Xhabija kryevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër shprehet se që pas konfirmimit nga Instituti i Shëndetit Publik për dy raste me variantin e ri të Covid 19, në Shkodër është rritur interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar.
Vaksinat anti Covid janë 85 përqind mbrojtëse ndaj variantit të ri ndaj qytetarët të cilët nuk e kanë aplikuar duhet të vaksinohen.
Aktualisht në qarkun Shkodër janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës 69,000 qytetarë, me dozën e dytë 65,700 qytetarë dhe me të tre dozat e vaksinës 14,200 qytetarë.