Biblioteka “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës organizoi paraditen e së shtunes promovimin e vëllimit të parë poetik “Ma gjeni një diell” të autores shkodrane Edlira Llukaçaj.

Ky vëllim është një përmbledhje letrare e eksperiencave të përjetuara gjatë jetës nga vetë autorja. Edlira Llukaçaj ka jetuar për shumë vite në Turqi ndërkohë është rikthyer tashmë në vendlindjen e saj.

Teksa nuk fsheh emocionet e saja, autorja Edlira Llukaçaj tregon se një pjesë e konsiderueshme e poezive janë të përcjellura në gjuhën gengnishte.

Libri krijoi nje bashkëbisedim midis të pranishmëve dhe autores Llukaçaj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dashmir të librit, poet e shkrimtar si edhe familjar e miq të vetë autotës.

Në fund përpara këtij auditori referuan shkrimtari Skender Temali dhe Zija Vukaj njëhrësh kryetar i shoqatës së shkrimtareve të Shkodrës

 

 

Artikulli paraprak“OSKARI DHE ZONJA ROZË” VJEN NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërKRYEMADHI NGA SHKODRA SULMON RAMËN