Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.
Dy mjete u përplasën në afërsi të fshatit Trush. Nga kjo përplasje mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasit Jetmir Bushi 42 vjeç i cili po udhëtonte me mjetin tip BENZ C KLASS ngjyrë grih me targë AA 499 AL dhe shtetasi Arjan Lleshi, 23 vjeç i cili po udhëtonte me mjetij tip Golf 5 ngjyrë e kuqe me targë AA626 AR.

Menjëherë dy të plagosurit janë transportuar me një ambulancë të qendrës shëndetësore të Velipojës drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Falë mbërritjes në vetëm pak minuta të ambulancës së Velipojës është arritur që transportimi drejt urgjencës të spitalit të bëhet në një kohë të shpejtë duke bërë që të aksidentuarit të marrin menjëherë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas burimeve dy të aksidentuarit kanë marrë disa dëmtime në trup por nuk kanë asnjë probem serioz. Në fakt përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë por fatmirësisht dy të aksidentuarit kanë arritur të shpëtojnë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës.

Pas hetimeve paraprake rezulton se ky aksident ka ardhur si shkak i një parakalimi të gabuar dhe tejkalimit të shpejtësisë të njërit prej mjeteve që u aksidentuan. Megjithatë grupi i ekspertizës që mbërriti në vendngjarje po bën të gjitha hetimet për nxjerrjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.

Aksidentet vijoi që të kenë një numër të lartë aq më tepër gjatë sezonit turistik kur fluksi është edhe më i lartë. Policia rrugore ka shtuar kontrollet dhe gjobat e vendosura por sërish ndërgjegjësimi tek drejtuesit e mjeteve mbetet i ulët duke sjellë aksidentet.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA PLAN MASASH PËR SEZONIN VEROR
Artikulli tjetërEDI RAMA PRITET ME PROTESTA NË LONDËR