Kryeministri Edi Rama ka ”braktisur” fushatën zgjedhore, për një vizitë zyrtare në Londër. Përpara hyrjes së hotelit, shqiptarët e kanë pritur me protesta. ”O mashtrues, o mafioz”, këto janë disa nga thirrjet e tyre.

Kjo ka ndodhur teksa Rama ka shkuar për të mbajtur një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.Dhjetra emigrantë shqiptarë kanë vijuar me thirrjet: ”Albanian mafia, Rama ik, Rama hajde poshtë se po të presim, legen, tradhëtar”.

Në momentin kur del nga makina dhe dëgjon thirrjet, Rama detyrohet të qeshë i sikletosur.

Në çdo vend të Evropës po të kishin dalë tmerre të tilla, regjistrime të tilla, nga gazeta më prestigjioze në Evropë, gjithë populli do të kishte qënë në këmbë. Shqipëria kurrsesi nuk duhet të jetë “delja e zezë” e Evropës.”, shprehet një nga protestuesit.

Rama ndodhet prej dy ditësh në Londër, nga ku është njohur dhe me përgjimet e reja të publikuara nga Bild, në të cilat shfaqet ai vetë dhe zyrtarë të PS-së, teksa negociojnë për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016.

Artikulli paraprakSHKODËR-VELIPOJË, AKSIDENT ME DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërVALDRIN PJETRI I FTUAR NË TONIGHT NË STAR PLUS