Shoqata kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” ka organizuar simpoziumin kulturore shkencor “Xhubleta pasaportë e identitetit kulturor kombëtar”. Ky simpozium u organizua në bibliotekën e universitetit të Shkodrës. Drejtuesja e shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, Rita Shkurtaj flet për rëndësinë e xhubletës.

Në këtë takim të ftuar ishin të gjitha bashkitë në të cilat është përdorur ose përdoret xhubleta për të disktuar mbi atë se çfarë mund të bëhet për ta ruajtur dhe trashëguar ndër breza.

Ndërkohë sipas drejtueses së shoqatës Ministria e Kulturës nuk ka seriozitetin e duhur sa i përket hapave që duhen ndjekur në mënyrë që Xhubleta të njihet nga UNESCO.

Xhubleta e vajzave dhe grave malësore është me një rëndësi të veçantë për identitetin tonë ndaj edhe kërkohet që të bëhen hapa më të shpejtë në mënyrë që të njihet nga UNESCO proces që ka nisur por jo me ritmin e duhur.

 

Artikulli paraprakMORATORIUM PËR 5 VITE, GJUETARËT LAJMËROJNË PROTESTA
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT, SHKODRA ENDE PA ATMOSFERË