Në kuadër të një plani masash për parandalimin e ngjarjeve dhe konkretisht, “Vjedhjes”, shkatërrimit të pronës si dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve

, Specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe nga veprimet hetimore të kryera, bënë të mundur dokumentimin e 2 vjedhjeve dhe arrestimin e autorëve të dyshuar : Më datë 16.11.2016, u arrestua shtetasi : * Arlind Haxhija, 25 vjeç, banues në Shkodër Ky shtetas dyshohet se më datë 21.10.2016 se në Shkodër, i ka vjedhur shtetasit T.K. shumën prej 3.700 Euro, dhe një kasetofon brenda automjetit të tij. Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi i shpallur në kërkim : * Saimir Hajdari, 37 vjec, banues në Shkodër Dyshohet që më datë 10.11.2016, në Shkodër, në afërsi të Universitetit Edukim-Fizik, ky shtetas i ka vjedhur biçikletën shtetases S.T. , vjedhje e cila është faktuar nga pamjet filmike të kamerave të këtij Universiteti. Nga shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera, për veprën penale të “Vjedhjes”, dhe vënien para përgjegjësisë penale të gjithë autorëve të dyshuar.

Artikulli paraprakE KONFIRMON “THE SUN”: MOURINHO KËRKON HYSAJN
Artikulli tjetërPREZANTOHET PROJETLIGJI “PËR LIGJVËNIEN”