Është zhvilluar në qytetin e Shkodrës kupa “Ymer Striniqi” në nder të gazetarit dhe komentatorit sportiv i cili nuk është në mesin tonë prej 4 vitesh.

Kjo kupë mes televizioneve lokale të Shkodrës me pjesëmarrjen edhe të Star Plus Tv u zhvillua në fushën sportive të Jubanit duke nderuar kështu figurën e gazetarit Ymer Striniqi.
Në emër të familjes, nipi i gazetarit Ymer Striniqi falenderoi të pranishmit për nderin ndaj gjyshit të tij.

Pas ndeshjeve të zhvilluara, Tv1 Channel u shpall fitues i kupës Ymer Striniqi ndërsa në fund u zhvillua edhe një bisedë miqësore duke kujtuar figurën e Ymer Striniqit.

Artikulli paraprakSHKODËR, VLLAZNIA: SEZONIN TJETËR NË KUPAT E EUROPËS
Artikulli tjetërRAMA PËR OPOZITËN: BARBARË DHE ENDACAKË, RRUGËN ZGJODHËN NË RRUGË LE TË RRINË!