
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-L. C., 58 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
-N. K., 47 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi dje shtetasja R. B., ka bërë kallëzim se ka pasur një konflikt verbal me shtetasen P. Sh., 28 vjeçe, pasi kjo e fundit ka qenë qiramarrëse në banesën e shtetases R. B. dhe nuk ka pranuar të largohet nga banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.






