Sërish po shkon drejt përmirësimit situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës. Në raportimin periodic të bashkisë Shkodër bëhet me dije se sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zvogëluar në 708 hektarë, rreth 30 hektarë më pak se një ditë më parë. Pavarësisht reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit, situata mbetet akoma e qetë dhe nën kontroll. Hidrometri në Dajç shenon kuotën 5.50m ku krahasuar me një ditë më parë kemi zbritje të nivelit me 16 cm.

Hidrometri në Liqenin e Shkodrës shënon kuotën 8.00m. Në krahasim me një ditë më parë niveli I ujit ka rënë me 1 cm. Ndërsa hidrometri I lumit Drin shënon kuotën 6.25m, ku në krahasim me një ditë më aprë niveli I ujit ka rënë me 8 cm. Në 24 orët e fundit ka patur shtim të prurjeve në lumin Kir. Nga 708 hektarë tokë e përmbytur, 188 hektarë janë tokë e pakultivuar, 505 hektarë janë tokë foraxhere të dyta dhe 15 hektarë janë tokë e mbjellur me grurë. Njësitë administrative me prezencën më të madhe të ujit mbeten Ana e Malit dhe Dajçi. Në njësinë Ana e Malit sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar në 450 hektarë, 30 hektaër më pak se një ditë më parë.

Ndërsa niveli I ujit në fshatin Obot ka rënë në 15 cm dhe rruga është e kalueshem edhe për automjetet e ulëta. Në njësinë Dajç sipërfaqja e toëks buqjësore e përmbytur vlerësohet me 250 hektarë, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” e cila përfshin fshatrat Mushan, Shirq, Suka – Dajç. Njësitë administrative të cilat kanë prezencë më të vogël të ujit janë Guri I Zi, ku probleme ka vetëm në vendin e quajtur Mali I Vukatanit, ku ka gërryerje të tokës bujqësore. Në njësinë Bërdicë po ashtu ka gërryerje të tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku I Bërdicës. Ndërsa në njësinë Rrethina siëprfaqja e toëks buqjësore të përmbytur mbetet 8 hektarë, kryesisht në fshatin Zues. Gjatë kësaj jave janë paralajmëruar reshje intensive shiu në qarkun Shkodër të cilat mund të përkeqësojnë situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA E PAKALUESHME PËR SHKAK TË AMORTIZIMIT
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS RISJELL LIBRIN “VE ALEJKES-SELAM…”