Kjo është një nga rrugët në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës e cila është totalisht e pakalueshme në këmbë dhe e vështirë për të lëvizur me makinë. Familjet që jetojnë në këtë zonë e kanë të vështirë lëvizjen për shkak të gropave prezente në rrugë të cilat zënë siëprfaqen më të madhe të rrugës.

Sipas banorëve, nuk e shohin të arsyshme të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit pasi institucionet përgjëgjese nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit me rrugën prej më shumë se 25 vitesh.

Gjatë 10 viteve të fundit, banorët e lagjes “Partizani” kanë ndërmarrë iniciativa personale për rehabilitimin e rrugës dhe më pas kanë kërkuar nga institucionet që të shtrojnë vetëm shtresën asfaltike, por nuk kanë marrë asnjëherë mbështetje. Në një situatë të tillë, mes zhgënjimesh ata detyrohen të pranojnë realitetin e hidhur të cilin jetojnë çdo ditë.

Artikulli paraprak‘FURNIZONIN’ VENDE TË BE ME KOKAINË KOLUMBIANE, SI RANË NË PRANGA DY TË RINJTË SHQIPTARË NË ITALI
Artikulli tjetërSHKODËR, ZVOGËLOHET SIPËRFAQJA E TOKAVE TË PËRMBYTURA