Këto pamje i përkasin një dite më parë në By Passi-n e Shkodrës.Video ka mbërritur në redaksinë e Star Plus nga një qytetar i cili na shkruan se djegia e mbetjeve nga persona të papërgjegjshëm ndodh në Baj Pasin e qytetit në afërsi të ish Zukthkashtës.

Kjo video nuk ka nevojë për asnjë lloj komenti dhe që dëshmon qartësisht masakrën mjedisore që shkaktohet nga ky By Pass. Prej ditësh në këtë zonë sipas qytetarit që ka dërguar videon vërehen re të mëdha tymi që shkaktohen nga djegia e mbeturinave , e kryesisht nga goma automjetesh.

Tymi I gomave dhe mbetjeve të djegura në zonë është një shqetësim serioz, kryesisht për lagjet në pjesën perëndimore të qytetit, të cilat janë të ekspozuara ndaj tymit të dëmshëm që përhapet prej vitesh.

Për të vëzhguar situatën nga afër Star Plus ishte paraditen e kësaj të Premte në pjesën e Baj Passi-t ku konstatohen grumbuj të mëdha mbetjesh të cilat digjen kryesisht gjatë orëvë të pasditen dhe të darkës.

Star Plus sjell pamjet me dron ku shikohet qartë sesi situata ka dalë jashtë kontrollit . Me tonelata mbetje të ndryshme depozitohen në kët vend cdo ditë dhe askush nga institucuionet përgjegjëse nuk merr asnjë masë.

E në fakt situata e komuniteti Rom është e rëndë prej vitesh të cilët duke dashur që të nxjerrin metale për arsye përfitimi djegin goma automjetesh duke krijuar kështu një skandal mjedisor në të gjithë qytetin. Ndërkohë retë e tymit që clirohen në ajër rrezikojnë edhe shëndetin e qytetarëve.

By Pass-i i Shkodrës është njëri prej problmeve më të diskutuara të qytetit tonë , i cili ende nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare. Për këtë situatë nuk dihet nëse janë lajmëruar institucionet përgjegjëse, por sipas banorëve të zonës bëhet me dije se asush nuk ka ndërhyrë pavarësisht djegies për disa orë.

Artikulli paraprakSHKODËR, 2400 FËMIJË FREKUENTUAN TEATRIN NË 1 VIT
Artikulli tjetërDOM NIKË UKGJINI:SHKODRA HARROI IDROMENON E MARUBËT