Kisha Katolike ka sjellë në një ekspozitë disa prej kryeveprave të piktorit të madh shkodran dhe shqiptar Lin Delija i dekoruar me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.

Kjo ekspozitë e quajtur “Lin Delija në shtëpi” u mbajt në muzeun dioqezan të kishës katolike në Shkodër.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se po punohet për muzeun e artit në Shkodër dhe është në diskutim e sipër që një prej dhomave të mbajë emrin Lin Delija.

Në Shkodër ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatës “Lin Delija” me qendër në Atrodico të Italisë, një shoqatë e cila i ka dhuruar mbi 100 kryevepra të Lin Delisë Shqipërisë,

këtij kolosi të pikturës që ende në Shqipëri emri i tij nuk lakohet edhe aq shumë pavarësisht kontributit të madh që ka.

Artikulli paraprakBARRA E GJAKMARRJES MBI GRATË E NGUJUARA
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKOLLA “OSO KUKA” NË #YOU’THEATRE