Sezoni veror për shkak të temperaturave të larta ka shtuar fluksin e vizitave në pavionin e urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mjekja Ervisa Abdyli thotë se ka rreth 60-70 vizita në ditë pranë repartit të urgjencës së këtij spitali.

Pacientët janë paraqitur në urgjencë me probleme të ndryshme. Kryesisht virozat e stinës por edhe problemet kardiovaskulare apo traumave të ndryshme.

Mjekja Abdyli shprehet se ditët e fundit ka rënë ndjeshëm fluksi I vizitave të qytetarëve të cilët paraqiten në urgjencë për t’u kontrolluar nëse kanë simptoma të virusit apo jo.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve bëhën shkak i shumë sëmundjeve duke filluar qe nga fëmijët e deri tek moshat e treta. Ndaj mjekët këshillojnë vazhdimisht qytetarët që të bëjnë kujdes nga temperaturat e larta gjatë sezonit veror.

Artikulli paraprakTUZ, GJELOSHAJ: SHQIPTARËT TREGUAN SE JANË FAKTOR
Artikulli tjetërMURIQAN, NDALOHET ITALIANI ME 30 KG DROGË