shkodra terenc pepa Photo by Terenc Pepa
shkodra terenc pepa Photo by Terenc Pepa

Sheshi kryesor i qytetit të Shkodrës ai “Nënë Tereza” ka qënë qëndra e festimeve në natën e ndërrimit të viteve. Që prej orës 23:30, rruga e pedonales , u kthye ne arenen e fishekzjarreve për të lënë pas vitin e vjetër 2018-të, dhe per te mirepritur vitin e ri 2019-të.

IGazetarët e Star Plus ,operatorët dhe stafi teknik në një maratonë live sollën mbrëmë për teleshikuesit raportime live njëkoheisht nga tre pika të ndryshme të sheshit ku bëheshin festime duke sjellë jo vetëm risi në transmetim të drejtpërdrejtë por sollën në ekranin e cdo famije atmosferën festive në qendër te qytetit të Shkodrës në momentin e ndërrimit të viteve .

Si gjithnjë tashmë e kthyer në traditë hotel Colosseo në Shkodër dhe sheshi aty pranë u kthyen në qëndrën kryesore të festimve në Shkodër

Shkodranët pasi kanë shijuar fishekzjarret në qëndër të qytetit të Shkodrës, kanë vijuar me pas në lokalet të cilet kane qene të gjithe te rezervuar, duke bërë që festa të vijojë deri në orët e para të mengjesit.

Ndërkohë Star Plus përcjell urimin për gjithësecilin, për një vit të ri plot suksese, begati harmoni dhe paqe mes njerezve dhe arritje, për Shkodrën dhe për Shqipërinë.

Artikulli paraprakViti 2019 në Shqipëri vjen me 6 djem
Artikulli tjetërNDËRRIMI I VITEVE NË QYTETET E SHQIPËRISË