Qytetarë të shumtë Shkodranë iu përgjigjën nismës “Gatuaj një pjatë më shumë”, duke dhuruar ushqime por edhe veshje për shtresat në nevojë dhe të pastreha.

Prej tre vitesh tashmë aktivistë të organizatës “Eko Mendje” angazhohen që një ditë para natës së ndërrimit të viteve të grumbullojnë ushqime e më pas ti shpëndajnë ato me datën 31 dhjetor

Festat simbolizojnë gjithmonë bashkimin e familjes pranë një tryeze të ngrohtë dhe atehere kur familja nuk e ka kete mundesi , te gjithe bashke mund ta realizojme sic ndodhi gjate dites se shtune, ku sheshi para bashkise u mbush me pako dhurata.

Aktivistët e organizate “Eko Mendje” si organizatorët e kësaj nisme shprehen të lumtur që qytetarët sa vijnë e solidarizohen duke dhuruar për familjet në nevojë

Qytetaret e Shkodres treguan se jane zemergjere dhe ishte rasti me i mire per te kuptuar se bota vuan per solidaritet dhe jo per nje pijate me shume. Keto ushqime do shkojne per familjet ne nevoje, per jetimet, paraplegjiket dhe punonjesit e pastrimit.

Artikulli paraprakLEZHË, BIBLIOTEKA ”GJERGJ FISHTA” VLERËSON FËMIJËT
Artikulli tjetërLEZHË, FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE GËZOJNË