Bashkia e Shkodrës ka qënë pjese e tryezës së diskutimeve në klubin e Strasburgut. Me ftese te kryetarit e Bashkisë së Strasburgut, Roland Ries, kryebashkiakia Ademi, e shoqeruar nga drejtues te adminisrtrates së Bashkisë së Shkodrës, kane qene pjese e kesaj tryeze te diskutimeve. Klubi i Strasbourg-ut, pjesë e të cilit është edhe Bashkia e Shkodrës, mblidhet çdo vit.

Këtë vit, u diskutua mbi sfidat e përfaqësimit të qytetarëve, mbi populizmin si një fenomen në rritje e kërcënues, mbi emigracionin dhe mundësitë e bashkëpunimit ndëmjet bashkive.

Gjatë kesaj vizite, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka zhvilluar edhe nje sere takimesh me kryetare te Bashkisë pjesë e ketij klubi, duke ofruar bashkëpunim por edhe mundësi të binjakëzimit të Bashkisë Shkodër me bashki pertnere pjese e klubit te Strasburgut. Kryetarja e Bashkisë, ka prezantuar ne kete takim Shkodren, me resurset dhe mundesite potenciale per te investuar kryesisht ne fushen e turizmit, por ka njohur te pranishmit edhe me ate cfare po ndodh ne Shkodër me zhvillimin qe ka marre ky qytet gjate viteve te fundit

Artikulli paraprakMYFTIU I KOSOVËS VIZITON SHKODRËN
Artikulli tjetërSHKODËR, 13 VJEÇARËT PËRDORUES TË KANABISIT