Në Shkodër numri i personave të prekur nga virozat e stinës është shtuar ndjeshëm. Shefja e epidemiologjisë pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Dhurata Hysa thotë se janë afro 500 të infektuar në javë nga gripi sezonal. Aktualisht ndodhemi në kulmin e rasteve me grip shprehet Hysa.

Ndërkohë shefja e epidemiologjisë në Shkodër thotë se duhet që ta menaxhojmë këtë situatë gripale dhe tregon se moshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

Sa i përket COVID 19 ka shumë më pak raste, vetëm 17 të infektuar rezultojnë për dhjetorin por shifra është e ulët sepse edhe testimet nuk janë të shumta tregon Hysa.

Në një muaj numri i personave të prekur nga gripi në Shkodër dhe Vau Dejës që janë pjesë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor pritet që të shkojë mbi 2 mijë, një shifër që konsiderohet e lartë nga mjekët.

Artikulli paraprakINTELIGJENCA ARTIFICIALE, JA SHQETËSIMET E FESË
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA MË KA BORXH 135 MLN EURO”, BECCHETTI DO TË APELOJË MARRËVESHJEN ITALI-SHQIPËRI