Kjo është situata që paraqitet në qendrën e qytetit të Shkodrës. Koshat e mbeturinave këtë të martë nuk janë pastruar nga firma përgjegjëse. Kjo gjë ka bërë që situata sa i takon pastrimit të qytetit të kthehet në një problem shqetësues.

Akoma me e rënduar paraqitet situata në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës. Duke qënë se koshat e mbeturinave janë të tejmbushur qytetarët janë detyruar të hedhin mbeturinat jashtë koshit.

Bashkia e Shkodrës në një komunikim për mediat bëri të ditur se ka nisur puna për pastrimin e mbeturinave në lagjet e qytetit duke zgjidhur momentalisht këtë ngërç të krijuar. Ndërkohë kjo situatë me mbetjet është krijuar për shkak të firmosjes së kontratës së re nga ana e bashkisë Shkodër me kompanitë e pastrimit.

 

Artikulli paraprak“ENVERISTËT HOQËN PLLAKATËN E 14 JANARIT QË U LA ME GJAK”
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ RA NE KONTAKT ME ENERGJINE ELEKTRIKE, HUMB JETEN 14 VJECARI