Shkodra eshte simbol i harmonisë fetare, dhe imazhi më i mirë është pikërisht tryeza e organizuar ne Qendren Rinore Arka ne Shkoder ku prezent kane qene perfaqesues te tre komuniteteve fetare ne Shkoder ne kuader ten je vizite te 100 te rinjve italine, te cilet kane vizituar shkodren.

Perfaqesusi i Komunitetit Mysliman ne Shkoder, teologu, Lavdrim Hamja gjate fjales se tij u ndal tek rendesia e besimit ne zot, dhe marredhenia mes njeri tjetrit. Nga ana tjetër Padre Mario Imperatore tha se pavarësisht mendimeve të ndryshme ndërmjet besimeve, respekti është ai që përfaqëson harmoninë fetare, nderkohe qe sipas tij, nje musliman dhe nje katolik i keq nuk shkojne mire me njeri tjetrin prej medesive dhe jo per shkak te feve. Ky takim, sjell edhe njehere ne qender te vemendjes, nje simbol te shkodres, harmonine mes besimeve fetare, nje simbolike qe Shkodra e ka si relike te saj .

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSINDIKATA E SHËNDETËSISË, VLERËSIME POZITIVE PËR PUNËN NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPLAZHI I VELIPOJËS, TURISTËT: DO TË RIKTHEHEMI SËRISH