Është mbyllur me rezultatin 3-1 përballja ndërmjet skuadrës së Linfield dhe Vllaznisë e zhvilluar në Irlandën e Veriut. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola edhe pse kishte tentative nga të dy skuadrat por asnjëra nuk ja doli të shënojë. Në minutat shtesë të pjesës së parë u krijua edhe tension tek lojtarët. Në minutën e 50′ të takimit Bekim Balaj shpërdoron një rast mjaft të mirë duke mos arritur ta çojë topin në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë në minutën e 57-të të takimit skuadra e Linfield ndërshkon kuqeblutë duke kaluar në avantazh. Por nuk mjafton me kaq skuadra e Linfield dyfishon rezultatin në minutën e 67- të të sfidës. Por sikur të mos mjaftonte kjo kuqeblute gabojne shume ne pjesen e dyte teksa pesoine 3 gola njeri pas tjetrit. Rrjeta e trete per vendasit e Linfield shenohet ne minuten e 75-te. Në Të 87-tën minute skuadra e Linfield ngelet me 10 kojtarë pas ndërhyrjes së gabuar të njërit preh lojtarëve të tyre. Në minutën e 89-të të takimit Juriç shënon një gol për skuadrën shkodrane duke e e ngushtuar pak rezultatin. Kështu kjo përballje u mbyll me rezultatin 3-1.

Artikulli paraprakPAS DEBATEVE/ KUVENDI I KOSOVËS MIRATON LIGJIN, RRIT PAGËN MINIMALE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 14 KORRIK 2023