Prej kohësh në godinën e shkollës “Ndoc Mazi” ne Shkoder po kryhen një sërë punimesh për përmirësimin e kushteve të saj. Mesuesja e kesaj shkolle Ilda Rakja thote se nxënësit e kësaj shkolle meritojnë më të mirën prandaj pavarësisht punimeve të bëra deri më tani edhe gjatë gjithë pushimeve verore do të punohet për përmirësimin e kushteve të shkollës.

Gjatë këtij viti pandemik të gjithë jemi hasur me vështirësi nga më të ndryshme por që në fund ja kemi dalë shprehet një nga mësueset e kësaj shkolle e cila kete vit mes emocionesh ka percjelle nje brez te fillores dhe vitin e ardhshem do te marre klasen e pare.

Shkolla “Ndoc Mazi” i hapi dyert e saj që në vitin 1923. Emra të njohur të artit dhe kulturës në Shkodër kanë qënë nxënës të kësaj shkolle.

Artikulli paraprakOBOT, EROZIONI NGA BUNA GËRRYEN DHJETËRA HA TOKË
Artikulli tjetërPRISHJET NË VELIPOJË, PRONARI: AKSIONI I IKMT SELEKTIV