Java e Kulturës Turke në Shqipëri u mbyll në qytetin e Shkodrës me një aktivitet ku i pranishëm ishte shkrimtari i njohur turk Tarik Tufan e cili solli librin e tij “Salloni i Dasmave Shamps Elize” i përkthyer në gjuhën shqipe. Në aktivitetin e organizuar nga Instituti i Kulturës në Shkodër Yunus Emre shkrimtari turk Tufan u shpreh se brezi i ri i shqiptarëve dhe turqve duhet që të jenë më afër njëri-tjetrit si dy popuj mike.

E pranishme ishte edhe Zëvendës Ministrja e Kulturës turke Ozgul Ozgan Yavuz e cila tha se shkrimtari i njohur turk Tufan erdhi në Shqipëri në kuadër të rëndësisë që shqiptarët i japin cultures.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Hilmi Lakti vlerësoi shkrimtarin turk për prezencën e tij në Shkodër dhe librin e përkthyer në gjuhën shqipe.

Shkodra bashkë me Tiranën dhe Elbasanin u bë pjesë e festimeve të Javës së Kulturës Turke. Ministria turke e Kulturës erdhi në vendin tonë me ftesë të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë në aktivitetet e javëve ndërkombëtare të kulturës.

 

 

Artikulli paraprakPESË GRA TË DHUNUARA MBËSHTETEN NGA ITALIA
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJOJNË KONTROLLET NGA POLICIA RRUGORE, PEZULLOHEN 12 LEJE DREJTIMI