Bashkia Shkoder ka hapur një tjetër kantier ndërtimi. Në Lagjen nr. 2 të qytetit, ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Rozar Dodmasaj”, falë investimit të Bashkisë së Shkodrës me vlerë 46 milion lekë.

Punimet janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka thënë se shumë shpejt, në këtë lagje të qytetit të Shkodrës, do të fillojnë të zbatohen edhe dy projekte të reja.

Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge me gjatësi 252 ml parashikon: shtresat rrugore (çakëll, stabilizant dhe asfalt) ne një sipërfaqe 885 m2, punime për kanalizimet e ujrave të bardha dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë brenda 45 ditëve nga nisja e rikonstruksionit.

Artikulli paraprakSHKODËR, RADHË TË GJATA NË POLIKLINIKË
Artikulli tjetërPAPA, NË ABU DABI: DËNOJ DHUNËN NË EMËR TË BESIMIT!